“UNË DHE MOTRA I QEPËM FUSTANET”/ Këngëtarja e famshme tregon historinë e trishtë nga dita e diplomimit – AlpeGossip
“UNË DHE MOTRA I QEPËM FUSTANET”/ Këngëtarja e famshme tregon historinë e trishtë nga dita e diplomimit

“UNË DHE MOTRA I QEPËM FUSTANET”/ Këngëtarja e famshme tregon historinë e trishtë nga dita e diplomimit

Sot ajo njihet si mbretëresha botërore e muzikës pop, por siç dihet gjerësisht, hapat e parë të karrierës së divës Madonna nuk kanë qenë aspak të thjeshta.

Në intervista të shumta ajo ka pohuar se ka qenë tepër e varfër dhe një gjë të tillë ua ka rikujtuar së fundmi ndjekësve në rrjetin social Instagram nëpërmjet një fotoje të vjetër nga koha kur ishte ende adoleshente.

Në foton e shkrepur në ceremoninë e diplomimit në shkollë të mesme, Madonna shihet pranë motrës së saj, të dyja të veshura me fustane të gjata me lule.

“Motra ime Paula dhe unë në ditën e diplomimit në shkollë të mesme! I qepëm vetë fustanet nga skicat e Butterick. Më vinte kaq turp që nuk kishim mundësi të blinim fustane në dyqane. Nga ana tjetër, më vjen mirë që mësova si të qep me makinë qepëse. Vini re: As dekolte, as gjunjë të ekspozuar!! Babi Ciccone ishte shumë strikt!”- ka shkruar artistja në përshkrimin e fotos së vjetër.