NUK DINTE FARE SHQIP/ Lei Kraja tregon si e fitoi vendin e punës – AlpeGossip
NUK DINTE FARE SHQIP/ Lei Kraja tregon si e fitoi vendin e punës

NUK DINTE FARE SHQIP/ Lei Kraja tregon si e fitoi vendin e punës

Lei Kraja është kthyer në një nga moderatoret më të komentuara në media dhe që fitoi famë të menjëhershme. Lei ka lindur në Kaliforni, por u kthye në Shqipëri për të nisur pasionin që ka për televizionin.

E ftuar sot tek “Rudina”, Lei tregoi se kur erdhi në Shqipëri nuk dinte fare shqip pasi e kishte harruar gjuhën, por ishin miqtë ata që e ndihmuan.

Moderatorja sportive tregoi se ka qenë gazetari Ervin Kurti ai që i ka gjetur vendin e punës në Digitalb.

“Unë isha për qejf në Shqipëri dhe mendoja të qëndroja më gjatë. Por nëse nuk ke një angazhim nuk ke se ç’bën. Por shoku im Ervin Kurti njihte këto të Digitalb, aty kishte një hapësirë dhe kështu u gjenda në televizion.

E kisha shumë të vështirë në fillim të them të drejtën sepse gjuha shqipe është shumë e vështirë për t’u mësuar sepse unë e kisha harruar komplet. E kam mësuar gjatë këtij viti, i jam shumë mirënjohëse kolegëve të mi të cilët më kanë ndihmuar me gjuhën.

Mua më pëlqen sporti dhe kam qejf të qëndroj në sport. Jam prej një  viti në Shqipëri dhe akoma nuk e kam kuptuar sa shpejt më ka ndryshuar jeta. Është përgjegjësi e madhe të kesh program televiziv”, është shprehur Lei.