MIZORE/ Prindërit përdorin foshnjën për numra akrobatik në rrugë (VIDEO) – AlpeGossip
MIZORE/ Prindërit përdorin foshnjën për numra akrobatik në rrugë (VIDEO)

MIZORE/ Prindërit përdorin foshnjën për numra akrobatik në rrugë (VIDEO)

Dy rusë janë arrestuar në Malajzi pasi përdorën fëmijën e tyre për numra akrobatik në rrugë.

Babai është fotografuar duke e mbajtur fëmijën nga këmbët dhe më pas e hedhur në ajër për të dhuruar ‘spektakël’ për kalimtarët.

Çifti po merret në pyetje lidhur me abuzimin ndaj vajzës 4 muajshe, njoftoi policia për agjencinë e lajmeve AFP.

Një video e një prej shfaqjeve të tyre të fundit është bërë virale në internet duke bërë që policia të reagojë.

Prindërit rreth moshës 30 vjeçare udhëtonin nëpër Azinë Juglindore me autobusë për të bërë shfaqje në rrugë.

Në pamje shihet burri që mban fëmijën nga këmbët me kokë poshtë, duke e lëkundur mes këmbëve të tij dhe më pas e hedh disa herë në ajër.

Pranë tij ndodhen një grup evropianësh të tjerë që luajnë në instrumente dhe këndojnë.

Policia e arrestoi çiftin gjatë një shfaqje rruge që po bënin në Kuala Lumpur.

Sipas mediave lokale foshnja nuk kishte marrë dëmtime dhe nuk kishte shenja lëndimi.