SURPRIZË NGA KUBA/ Uindi Haxhia merr dhuratën marramendëse për “Shën Valentin” (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
SURPRIZË NGA KUBA/ Uindi Haxhia merr dhuratën marramendëse për “Shën Valentin” (FOTO+VIDEO)

SURPRIZË NGA KUBA/ Uindi Haxhia merr dhuratën marramendëse për “Shën Valentin” (FOTO+VIDEO)

Ditën e sotme personazhe të famshëm shqiptarë kanë ndarë me ndjekësit në rrjetet e tyre sociale dhuratat e shumta që kanë marrë me rastin e festës së Shën Valentinit.

Së fundmi, atyre i është bashkuar edhe motra e Encës, Uindi Haxhia, e cila nëpërmjet një videoje ka treguar dhuratën marramendëse që i kanë dhuruar nga Kuba.

Uindi ka marrë një buqetë gjigante me trëndafila të kuq në formën e zemrës dhe jo vetëm, pasi buqeta ishte e mbushur edhe me kartmonedha të vendosura brenda saj.

“Me dashuri nga Kuba”- shkruan Uindi krahas videos ku tregon surprizën.