“MOMENTE PANIKU”/ Për herë të parë Vesa Luma rrëfen ngjarjen e vështirë që i ndodhi me djalin – AlpeGossip
“MOMENTE PANIKU”/ Për herë të parë Vesa Luma rrëfen ngjarjen e vështirë që i ndodhi me djalin

“MOMENTE PANIKU”/ Për herë të parë Vesa Luma rrëfen ngjarjen e vështirë që i ndodhi me djalin

Aktualisht ajo është kthyer hë Atdhe për të vijuar karrierën si moderatore e këngëtare, por që ky rikthim është i përkohshëm pasi planet e familjes së Vesa Lumës janë që familja të jenë të tre bashkë në Zelandën e Re së bashku me bashkëshortin Big Basta dhe djalin Lian.

E ftuar në programin “Trokit” këngëtarja simpatike nga Kosova ka rrëfyer për herë të parë një situatë të vështirë që familja ka kaluar që ditët e para që ajo dhe Lian ju bashkuan babit në Zelandën e Re, duke bërë që fillimi i jetës atje të mos jetë dhe fort i mbarë.

Ditën e parë të vitit të Ri, vetëm 15 ditë pasi Vesa dhe Lian ishin bashkuar me Big Bastën, vogëlushi ka pësuar një incident pasi ka rënë në një xham dhe ka çarë dorën, gjë që është përjetuar shumë keq nga prindërit e rinj.

“Ka qenë dita e parë e Vitit të Ri dhe Liani ra në xhama dhe çau dorën. Pas kësaj na u desh të shkonim në spital. Pas 6 orësh ai u fut në operacion dhe ato pyetje përgjigjet si u bë, pse u bë ishin shumë stresuese. Unë dhe Geri ishim shumë në panik dhe në ato momente po mendoja, përse erdha unë këtu? Në fund të botës”,- tregoi Vesa.