KËRCENTE NJËSOJ SI SOT/ Ja si dukej Venera Lumani kur ishte 11 vjeçe (VIDEO) – AlpeGossip
KËRCENTE NJËSOJ SI SOT/ Ja si dukej Venera Lumani kur ishte 11 vjeçe (VIDEO)

KËRCENTE NJËSOJ SI SOT/ Ja si dukej Venera Lumani kur ishte 11 vjeçe (VIDEO)

Venera Lumani është ndjerë nostalgjike dhe ka publikuar një video kur ishte e vogël.

Këngëtarja shqiptare ka ndarë me ndjekësit në Instagram, një video gjatë konkurrimit në festivalin për fëmijë në Shkup në vitin 2002.

“Kjo jam unë 11 vjeçe. Jam kaq shumë krenare për veten”, shkruan Venera.

E njëjta buzëqeshje, të njëjtat tipare na bënë ta dallojmë lehtësisht Venerën kur ka qenë 11 vjeçe.

Por ajo që nuk na shpëtoi as ne dhe as miqve të saj është kërcimi fantastik dhe lëvizjet që edhe sot e kësaj dite ia shohim Venerës.

“Lëvizjet si tani”, i shkruan këngëtarja Aurela Gaçe.

“Sikur je sot me ato lëvizje performuese”, i shkruan një tjetër.

E pra, Venera nuk ka ndryshuar aspak edhe pse kanë kaluar 17 vjet.

Për t’ u bindur shihni videon më poshtë: