“TË PASKAM DASH…”/ Elvana Gjata sapo na bëri të gjithëve lëmsh me këtë mesazh dashurie që publikoi – AlpeGossip
“TË PASKAM DASH…”/ Elvana Gjata sapo na bëri të gjithëve lëmsh me këtë mesazh dashurie që publikoi

“TË PASKAM DASH…”/ Elvana Gjata sapo na bëri të gjithëve lëmsh me këtë mesazh dashurie që publikoi

Pas rikthimit të saj në skenë, Elvana Gjata i është kthyer normalitetit në botën e saj virtuale.

Këngëtarja nisi me postimet nga koncerti për 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ndërsa tashmë ndan edhe momente të përditshmërisë së saj.

Gjatë ditës së djeshme ajo tregoi se drekoi me miqtë e saj në Prishtinë, dizajnuesin Valdrin Sahiti dhe moderatorin Alaudin Hamiti.

Por një postim paraditen e sotme na bëri të gjithëve të dyshojmë sërish, për jetën e saj sentimentale.

Elvana publikoi në Insa Story fjalinë: “Sa shumë të paskam dashur”.

Dhe dyshimet tona janë dy!

E para lidhet me marrëdhënien e saj me Ervin Matën dhe hamendësimet se këngëtarja i ka dhënë fund romancës. Javën e kaluar u përfol se këngëtarja i kishte dhënë fund fejesës, por zërat u hodhën menjëherë poshtë pasi këngëtarja u shfaq sërish me unazën e fejesës. Ndoshta sot ky mesazh dashurie i drejtohet atij?!

Nga ana tjetër, Elvana pohoi pak ditë më parë se do të publikojë shumë shpejt projektin e saj më të ri. Dhe kjo fjali mund të jetë titulli i këngës ose një pjesë e tekstit të saj.

Për të mësuar të vërtetën do të na duhet të jemi edhe pak të duruar!