NËSE BËNI SHPESH KËTO VEPRIME/ Koha të lini një vizitë te psikologu sepse mund të vuani nga ankthi – AlpeGossip
NËSE BËNI SHPESH KËTO VEPRIME/ Koha të lini një vizitë te psikologu sepse mund të vuani nga ankthi

NËSE BËNI SHPESH KËTO VEPRIME/ Koha të lini një vizitë te psikologu sepse mund të vuani nga ankthi

Ankthi është një ndër çrregullimet më të përhapura. Ndonjëherë nuk e kuptojmë ose e mohojmë që edhe ne jemi të prekur. Por është koha që të dalloni nëse bëni këto veprime të vogla në përditshmërinë tuaj, pasi janë shenjat që tregojnë se ankthi është i pranishëm rëndom në jetën tënde.

Të luash me flokët vazhdimisht
Pavarësisht se ju e bëni pa vetëdije për të qetësuar mendjen tuaj, kjo është një shenjë e qartë që keni probleme emocionale,sidomos për ankthin.

Të bërit shumë lista
Të jesh e organizuar është diçka shumë e mirë, por nëse keni një listë për çdo veprim në jetën tuaj, kjo nuk është shenjë e mirë. Ankthi të bën të ndihesh jashtë kontrollit, dhe kjo çon në një obsession të tepruar dhe për detyrat më të vogla.

Të mos mundesh të flesh natën
Ankthi është faktori kryesor që na mban zgjuar apo na zgjon në mes të natës, duke e pasur të pamundur për të fjetur sërish.

4.Të pasurit ëndrra të çuditshme

Të pasurit ëndrra të çuditshme të cilat nuk i kuptoni dhe ju bëjnë të ndiheni të parehatshëm, është një simptomë e ankthit.

Të ndërruarit të rrobave disa herë
Nëse e gjeni veten duke ndërruar disa herë rrobat përpara se të dilni nga shtëpia, kjo do të thotë që nuk ndiheni mirë fizikisht dhe kjo nuk është thjesht një tekë e juaja.

Të mos mundesh të ulesh i qetë
Nëse e keni vënë re që dhe kur uleni, doni të lëvizni dhe këtë e bëni duke lëkundur këmbët apo duke ndërruar shpesh pozicion, është e qartë që lidhet dhe me të qenit në ankth.

Të ngrënit e thonjve
Dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishme- ngrënia e thonjve. Nuk është thjesht një zakon i keq, por duhet të lini një takim tek psikologu/mjeku.

Ankthi njësoj si çdo problem tjetër, duhet të trajtohet. Mos e neglizhoni shëndetin mendor.