ASKUSH NUK E KA DITUR/ Zbulohet lidhja familjare e Eni Çobanit dhe politikanes shqiptare – AlpeGossip
ASKUSH NUK E KA DITUR/ Zbulohet lidhja familjare e Eni Çobanit dhe politikanes shqiptare

ASKUSH NUK E KA DITUR/ Zbulohet lidhja familjare e Eni Çobanit dhe politikanes shqiptare

Mbrëmjen e djeshme emisioni ‘Soiree’ ju dedikua tërësisht grave dhe në studio ishin të ftuara disa prej zonjave më të njohura në fushën e tyre. Erinda Ballanca, Linda Spahiu, Eni Çobani, Edita Tahiri folën më shumë mbi jetën e tyre private, karrierën dhe zbuluan disa detaje që askush nuk i ka ditur më parë.

Eni dhe Edita kanë treguar se kanë lidhje familjare, sepse janë kushërira me njëra-tjetrën. Në fakt kohët e fundit i kemi parë shpesh duke u shoqëruar bashkë, por askujt nuk i kishte shkuar në mendje se juristja shqiptare dhe ish-ministrja e jashtme e Kosovës do të kishin lidhje gjaku. “Unë jam me rrënjë prej Kukësi, sepse kam nënën nga këtej. Madje kur po kërkonim me Enin trungun familjar vumë re se ishim të afërta. Jemi kushërira”, – ka thënë Tahiri.

Eni dhe Edita ishin bashkë edhe në ditën e aksidentit, ku fatmirësisht të dyja shpëtuan vetëm me disa lëndime të vogla.