“MË KENI BËRË TË QAJ”/ Këngëtarja shqiptare gjen posterin e vetes në vendin më të famshëm në botë – AlpeGossip
“MË KENI BËRË TË QAJ”/ Këngëtarja shqiptare gjen posterin e vetes në vendin më të famshëm në botë

“MË KENI BËRË TË QAJ”/ Këngëtarja shqiptare gjen posterin e vetes në vendin më të famshëm në botë

Një tjetër këngëtare shqiptare ka hyr prej pak kohësh në tregun e muzikës botërore. Ava Max fitoi vëmendjen e publikut veçanërisht me hitin “Sweet but psycho”.

Por as ajo vetë nuk e priste që posteri i saj të shfaqej në një nga vendet më të njohura në të gjithë botën, në “Times Square” të Nju-Jorkut.

“A është ky realiteti?! Në mes të Times Square?! ÇFARË! Faleminderit për të gjithë dashurinë Spotify … e keni bërë vajzën tuaj të qajë! Ju dua të gjithëve shumë”, shkruan këngëtarja krah fotos së publikuar në Instagram.

Posteri duket se është publicitet për këngën e sa të re “So Am I” që u publikua dje dhe rezultati është i dukshëm.

Ava Koçi, e njohur me emrin e artit Ava Max, po kthehet në një nga këngëtaret më të dashura për muzikën në Britaninë e Madhe dhe jo vetëm.