Aktori i njohur i emisionit “Duplex”, Visjan Ukcenaj, ka ndarë me ndjekësit në Instastory gjestin më të bukur për bashkëshorten e tij, Jonën, të cilën për t’a falenderuar për gjithçka i ka dhënë në jetë, e ka bërë tatuazh në krah.
“Një dedikim për atë që më dha gjithçka në jetë. Të dua shumë”- shkruan Visjani krahas fotos ku tregon tatuazhin gjigant me inicialet e saj dhe numrin 10, i cili me siguri është domethënës për çiftin.
Kujtojmë se në shtator të vitit të kaluar, Visjani dhe Jona u bënë prindër për herë të parë të një djali që e pagëzuan me emrin Divin.