NGA INTERVISTAT NË JACUZZI TE ATO NGA SHTRATI/ Rinis emisioni që do të na gozhdojë pas ekranit (VIDEO) – AlpeGossip
NGA INTERVISTAT NË JACUZZI TE ATO NGA SHTRATI/ Rinis emisioni që do të na gozhdojë pas ekranit (VIDEO)

NGA INTERVISTAT NË JACUZZI TE ATO NGA SHTRATI/ Rinis emisioni që do të na gozhdojë pas ekranit (VIDEO)

Do t’ju pëlqente një intervistë e një personazhi të njohur e realizuar nga palestra, jacuzzi apo edhe nga shtrati?

Epo nëse po, dëshira mund t’ju plotësohet me emisionin e ri që Bledi Strakosha do të sjelë. Emisioni i cili titullohet “Me Bledin”, është i ngjashëm me emisionin “Blue” që nisi në 2003-shin dhe do të bazohet në intervista mbi jetën, emocionet dhe një sekret të personazheve të njohur shqiptar.

“Anabel” raporton se emisioni është konceptuar të ndërtohet në vende të ndryshme: bar, palestër, dhomën e gjumit etj.

“Çdo program do të ketë të paktën një të re nga të ftuarit, pra diçka të pathënë në një vend tjetër. Mund të jetë personale ose profesionale”, u shpreh Bledi Strakosha për “Anabel”.

Për shembull, Jonida Maliqi do të japë sot për herë të parë një intervistë duke bërë palestër.

“Po kështu, edhe personazhe të tjerë do t’i shohim ‘të zhveshur’ nga stilet e studiove, ku gjërat shpeshherë edhe ngurtësohen. Shumë prej tyre do të intervistohen edhe në jacuzzi, duke bërë masazh, por mbase edhe në…shtrat”, vijon Bledi.

Emisioni do të nisë sot transmetimin në orën 21:00 në RTSH.