Mëngjesin e sotëm, Noizy dhe Tayna kishin diçka të përbashkët: ndodheshin të dy me pushime në Tajlandë. Kjo mjaftoi që të nisnin aludimet se reperët mund të ishin në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Por pas bumit të lajmeve, nuk mungoi një reagim nga Tayna. Pak më parë ajo ka postuar një foto në Instastory ku shfaqet bashkë me prindërit e saj. “Me prind”- ka shkruar reperja dhe na sqaroi të gjithëve se me kë kishte shkuar me pushime.
Gjithashtu edhe më tej në komentet e fotos së fundit, ajo e rikonfirmon dhe njëherë.
“Fotoja nga babi apo mami”- i shkruan një fanse.
“Babi atje përmas po shihet, kështu që mami.”- është përgjigjur reperja, teksa po feston arritjen e 2 milionë klikimeve në këngën e publikuar vetëm një ditë më parë.
Ndërkohë nga ana e Noizyt ende nuk e dimë se në shoqërinë e kujt është.