TË KA MARRË MALLI ME U GRIC? Ermali i la komentin epik dhe Luana nuk ja përtoi (FOTO) – AlpeGossip
TË KA MARRË MALLI  ME U GRIC? Ermali i la komentin epik dhe Luana nuk ja përtoi (FOTO)

TË KA MARRË MALLI ME U GRIC? Ermali i la komentin epik dhe Luana nuk ja përtoi (FOTO)

Moderatorja e njohur Luana Vjollca është një ndër personazhet që komentohet më shumë në mediat rozë. Jeta e saj private por edhe postimet e ndryshme në ‘Instagram’ tërheqin vëmendjen e të gjithëve.Së fundmi, bukuroshja bjonde ka publikuar një foto të shkrepur në pushimet e saj në Maldive ku shihej e shtrirë në një rrjet e cila qëndronte mbi det. Luana pranë fotos e cila është pëlqyer shumë nga ndjekësit ka pyetur gjithë fansat e saj se si po e kalonin të dielën.

Ndër komentet e shumta ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen ka qenë komenti i moderatorit të njohur, Ermal Mamaqi, i cili herë pas here nuk i kursen batutat me Luanën.”Mirë çka…edhe ne mbahemi. Rrofsh që pyet. Si ishte rrjeta?”, i ka shkruar Ermali duke shkrirë së qeshuri ndjekësit.

“Të ka marrë malli me u gric me mua, e”?, e ka pyetur Luana duke i kthyer kështu batutën moderatorit.