MEZI PO E PRESIM/ Flori sapo na tregoi të gjithëve imazhe nga klipi i ri (VIDEO) – AlpeGossip
MEZI PO E PRESIM/ Flori sapo na tregoi të gjithëve imazhe nga klipi i ri (VIDEO)

MEZI PO E PRESIM/ Flori sapo na tregoi të gjithëve imazhe nga klipi i ri (VIDEO)

Kantautori i dashur për publikun Flori Mumajesi, e cili ka fituar edicionin e 20-të të Këngës Magjike me këngën “Plas”, së fundmi na ka treguar të gjithëve përmes një postimi në Insta Story se një këngë e re është në horizont.

Këngëtari ka nisur xhirimet e videoklipit të ri dhe në videon e publikuar shfaqet i veshur me të zeza, mbi një makinë. Gjithashtu ai ka zbuluar publikisht se po bashkëpunon me produksionin “Imagine films”.

Për këtë projekt nuk mund të themi asgjë më shumë dhe nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim.

Rikujtojmë se Flori prej kohësh bashkëpunon me produksionin në fjalë dhe po ashtu ai pritet që së shpejti të publikojë një bashkëpunim me këngëtaren e njohur Fifi.