Ditën e sotme, ish-konkurrentja e realityshow-t shumë të njohur në Shqipëri, Big Brother, feston ditëlindjen. Xhensila Pere mbush plot 30-vjeç dhe sapo ka hyrë mesnata, ajo ka marrë surprizën e bukur në shtëpi nga shoqëria e saj.
Ata i kanë përgatitur Xhensilës një tortë, duke u ‘tallur’ me moshën e ish-konkurrentes, pasi i kanë vendosur qirinjtë me numrin 20.
“Kur shoqëria vjen në shtëpi në 00:00 dhe “tallet” me moshën time.”- shkruan Xhensila me humor në postim.