PAS MARTESËS/ Justin dhe Hailey blejnë për herë të parë një shtëpi të përbashkët – AlpeGossip
PAS MARTESËS/ Justin dhe Hailey blejnë për herë të parë një shtëpi të përbashkët

PAS MARTESËS/ Justin dhe Hailey blejnë për herë të parë një shtëpi të përbashkët

Justin Bieber dhe bashkëshortja e tij, Hailey Baldwin do të kenë një folezë të re dashurie. Sipas “Los Angeles Times” këngëtari ka zgjedhur një rezidencë të re në Los Angeles që kushton 8.5 milionë dollarë. Pavarësisht se Justin ka jetuar në LA për shumë vite kjo është hera e parë që ai bën një blerje pasi la shtëpinë e tij në Calabasas në 2012.

Shtëpia e re që ai ka zgjedhur ka 5 dhoma gjumi dhe 7 tualete, bashkë me një bibliotekë dhe një dhomë teatri.

Rezidenca që Justin ka zgjedhur është e dizenjuar me stilin klasik kalifornian, me sfond të gjetheve të bananeve. Ndërsa në pjesën e jashtme të saj është e pozicionuar një pishinë e madhe, diçka e zakonshme në shtëpitë e personazheve të famshëm. Tashmë Justin dhe Hailey duhet të kenë një arsye të fortë për të qenë të lumtur, duke qenë se muajt e fundit të dy po kalojnë një periudhë të vështirë për shkak të problemeve të këngëtarit. /revistawho.com