PO BËN NJË PAUZË NGA RRJETET SOCIALE? Luana Vjollca tregon pse nuk është më aktive – AlpeGossip
PO BËN NJË PAUZË NGA RRJETET SOCIALE? Luana Vjollca tregon pse nuk është më aktive

PO BËN NJË PAUZË NGA RRJETET SOCIALE? Luana Vjollca tregon pse nuk është më aktive

Pas pushimeve me partnerin Krenar Çoçaj, Luana Vjollca iu rikthye punës. Më 20 mars ajo tregoi se e kaloi natën në një studio diskografike, ku më pas u zbulua se bashkë me të ishte dhe Krenari.

Pavarësisht se moderatorja nuk tregoi asnjë detaj se për çfarë po punonte, dyshimet lidhen me faktin që Luana po përgatit këngën e saj të re.

 

Puna e tepërt javët e fundit duket se e kanë shkëputur atë edhe nga mediat sociale. Ajo nuk ka qenë aq aktive sa më parë dhe ky detaj është vënë re edhe nga fansat e saj.

Sot Luana vendosi t’i sqaronte të gjithë ndjekësit pse po bën mungesa në Instagram.

“Ju dua të gjithëve! Më falni që nuk ju kam kushtuar shumë kohë, por po punoj fort për të sjellë gjëra të bukura te ju. Çdo mesazh i juaji më motivon e ma mbush zemrën plot! Faleminderit!”, shkroi në postimin e saj në Insta Story moderatorja.

Kujtojmë se “Boll u bo t’u vujt” është kënga e fundit e publikuar nga Luana më 15 shkurt, e cila ka arritur mbi 3 milionë klikime në YouTube.