HARROJENI MELITËN DHE MAJLINDËN/ Majk flet për ish të dashurën e tij të radhës – AlpeGossip
HARROJENI MELITËN DHE MAJLINDËN/ Majk flet për ish të dashurën e tij të radhës

HARROJENI MELITËN DHE MAJLINDËN/ Majk flet për ish të dashurën e tij të radhës

Reperi i njohur shqiptar Majk është një ndër meshkujt më të pëlqyer nga ana e femrave dhe në media është komentuar shumë për jetën e tij private dhe lidhjet me vajzat e ndryshme.

Pas ndarjes nga Majlinda Zeka, në media u komentua gjatë lidhja e tij me modelen Melita Nushi. Megjithatë ndonëse kurrë nuk e bënë publike, dyshja u nda papritur duke mos dhënë asnjë sqarim.

Pas Melitës, Majk është fotografuar nën shoqërinë e vajzave të ndryshme, por mesa duket është ende single pasi në media nuk është përfolur për asnjë lidhje të re. Së fundmi, ai ka habitur teksa ka publikuar një foto në ‘Instastory’ ku shihet piktura e një femre dhe ka çuditur me atë që ka shkuar pranë saj.

“Sapo takova ish të dashurën time të radhës”, shkruan Majk pranë fotos teksa tregon qartë se nuk ka ndërmend ende të krijojë një lidhje serioze me ndonjë vajzë.