E KËSHILLON PËR STILIN NË DALJET PUBLIKE/ Princi Charles udhëzuesi i Meghan Markle – AlpeGossip
E KËSHILLON PËR STILIN NË DALJET PUBLIKE/ Princi Charles udhëzuesi i Meghan Markle

E KËSHILLON PËR STILIN NË DALJET PUBLIKE/ Princi Charles udhëzuesi i Meghan Markle

Princi Charles këshillon shpesh dy djemtë e tij, Princin Harry dhe William, por siç duket të njëjtën gjë bën edhe me bashkëshortet e tyre. “Daily Mail” ka raportuar se Charles ka këshilluar disa herë Meghan për stilin, së fundmi në turin e saj mbretëror në Fiji. Sipas tabloidit anglez dukesha ka pasur dëshirë të vendoste një kurorë gjatë darkës në Fiji, por Princi Charles e ka këshilluar të mos e vendoste. “Meghan nuk e kuptonte të gjithë këmbënguljen e Charles, sepse ishte e re në familjen mbretërore dhe prandaj princi i tregoi se nuk do ishte e përshtatshme të vendoste një kurorë”, – ka treguar një burim për “Daily Mail”. Në fakt Meghan duket se i merr parasysh këshillat e tij, sepse në darkën në Fiji nuk u shfaq me kurorë në kokë.
Që nga koha kur dukesha u bë pjesë e familjes mbretërore është thënë shpesh se ajo ka një marrëdhënie perfekte me Princin Charles.