ÇMENDET RREJTI/ Meghan dhe Harry thyejnë rekordin botëror me llogarinë e tyre në “Instagram” – AlpeGossip
ÇMENDET RREJTI/ Meghan dhe Harry thyejnë rekordin botëror me llogarinë e tyre në “Instagram”

ÇMENDET RREJTI/ Meghan dhe Harry thyejnë rekordin botëror me llogarinë e tyre në “Instagram”

Mesditën e djeshme Princ Harry dhe Dukesha Meghan Markle hapën llogarinë e tyre të parë në ‘Instagram’ nën emrin ‘Sussexroyal’. Pavarësisht se konsiderohet si një shkelje e rregullave të mbretërisë, llogaria e tyre ka arritur me miliona ndjekës në fare pak orë. Për më tepër princi dhe dukesha kanë thyer rekordin ‘Guinness’ si llogaria që ka arritur 1 milion ndjekës në një kohë të shkurtër. U deshën vetëm 5 orë e 45 minuta për të thyer rekordin e ndjekësve të vendosur nga Kang Daniel, pjesëtar i grupit ‘BTS’. Ditën e sotme llogaria e tyre numëron 2.4 milionë ndjekës dhe duket se shifrat do të rriten me ritme akoma më të shpejta.

Gjithashtu pritet që një numër i madh ndjekësish të largohen nga ‘Instagram-i’ i Princit William dhe Kate Middleton, që përdorej edhe për Harry-n dhe Meghan. Së shpejti pritet që Dukesha Meghan Markle të sjellë në jetë edhe fëmijën e saj të parë dhe Princit Harry, prandaj fansat po presin me padurim që në të ardhmen të shohin në ‘Instagram’ foto të bebes.