PO E MBAJNË TË FSHEHTË/ Anxhela Peristeri flet për lidhjen me Mateus Frrokun – AlpeGossip
PO E MBAJNË TË FSHEHTË/ Anxhela Peristeri flet për lidhjen me Mateus Frrokun

PO E MBAJNË TË FSHEHTË/ Anxhela Peristeri flet për lidhjen me Mateus Frrokun

Pak ditë më parë këngëtarja Anxhela Peristeri dhe Mateus Frroku publikuan këngën e tyre më të re të titulluar “Muza ime”. Afrimiteti dhe kimia mes tyre ishte e madhe dhe të shumtë ishin ata që aluduan se mes dy artistëve kishte lindur diçka.

Megjithatë lidhur me këto lajme, Anxhela ka folur së fundmi në emisionin “Thumb”. Në promon e emisionit dy moderatoret e kanë pyetur Anxhelën lidhur me ndryshimet që po bën në trup dhe nëse këto ndryshime lidhen me dasmën e saj.

“Mirë po tani që kjo po bën stërvitje po dobësohet” , i thotë Fatma, ndërkohë që Anxhela pohon se prandaj po i bën këto ndryshime se do martohet.“Pra së shpejti do të kemi dasmën e Anxhela Peristerit”, ka thënë Aulona, ndërkohë që Anxhela ka qeshur.

“Prandaj i them të gjitha këto që të mbuloj lidhjen me Mateusin”, ka përfunduar më pas këngëtarja duke i çuditur të gjithë.