DIKUR SHOKË TË NGUSHTË/ Ledri Vula shokon me deklaratën për Gold AG (FOTO) – AlpeGossip
DIKUR SHOKË TË NGUSHTË/ Ledri Vula shokon me deklaratën për Gold AG (FOTO)

DIKUR SHOKË TË NGUSHTË/ Ledri Vula shokon me deklaratën për Gold AG (FOTO)

Reperi shumë i komentuar në media dhe ndër më të suksesshmit, Ledri Vula ishte i ftuar mbrëmë në “N’drrimi i natës” në Klan Kosova ku foli edhe për anën profesionale, marrëdhëniet me kolegët, por edhe për jetën private.

Gjatë intervistës, Ledri u pyet se me cilin koleg nuk do bënte kurrë bashkëpunim dhe reperi tha menjëherë emrin e Gold Ag pa u menduar dy herë.

Kujtojmë që vite më parë Ledri dhe Gold Ag u përfolën se do bënin një bashkëpunim, por nuk ndodhi kurrë. Dyshja janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe mendohej se marrëdhëniet e tyre ishin të mira, por përgjigja e Ledrit tregon të kundërtën.

Nuk dihet ç’ka ndodhur mes Ledrit dhe Gold Ag dhe ky i fundit nuk ka reaguar ende pas kësaj deklarate të kolegut.