RITA ORA VIZITON KOSOVËN/ Fotot e para nga vizita janë shumë të trishtueshme – AlpeGossip
RITA ORA VIZITON KOSOVËN/ Fotot e para nga vizita janë shumë të trishtueshme

RITA ORA VIZITON KOSOVËN/ Fotot e para nga vizita janë shumë të trishtueshme

Këngëtarja Rita Ora ka ardhur së fundmi në vendlindje, por jo për një koncert apo diçka të ngjashme. Bashkë me të ëmën, ajo ka vizituar Kosovën si përfaqësuese e ‘UNICEF UK’ për të parë gjendjen e fëmijëve në vështirësi ekonomike dhe për të ndihmuar ata që kanë nevojë emergjente.

Ky udhëtim ishte paralajmëruar më herët nga këngëtarja, ndërsa fotot e para janë publikuar nga Vera, nëna e saj. Pamjet janë shumë të trishtueshme dhe larg imazhit që janë mësuar të gjithë të shohin kur një personazh si ajo vjen në Kosovë.

Rita është ambasadore e organizatës jofitimprurëse që ndihmon njerëzit në nevojë në mbarë botën. Edhe për disa ditë në vazhdim, pritet që këngëtarja të vazhdojë të përkushtohet për të ndihmuar të tjerët duke u shkëputur kështu nga angazhimet profesionale me turin muzikor.