E MOHOI LIDHJEN/ Adrola Dushi bën dedikimin romantik për brunin super yll – AlpeGossip
E MOHOI LIDHJEN/ Adrola Dushi bën dedikimin romantik për brunin super yll

E MOHOI LIDHJEN/ Adrola Dushi bën dedikimin romantik për brunin super yll

Pas ndarjes nga bashkëshorti me të cilin ka edhe një djalë, modelja e njohur shqiptare Adrola Dushi ka qenë shumë e komentuar në media për jetën e saj private. Ndonëse ajo në intervista të ndryshme ka deklaruar se është ende single dhe se meshkujt tremben prej saj, pak kohë më parë qarkulloi lajmi se ajo ishte në lidhje me një model të njohur në Amerikë të quajtur Pavllo Zengo.

Mirëpo, lidhur me këto lajme ajo nuk reagoi dhe në një intervistë të fundit në emisionin “E diell” la të kuptohej se është beqare.

Megjithatë, të gjithë janë habitur teksa pak minuta më parë bukuroshja shqiptare ka publikuar një foto në krahë të aktorit dhe modelit bukurosh dhe pranë i ka bërë një dedikim romantik.

“Gëzuar ditëlindjen zemra ime”, ka shkruar Adrola pranë fotos duke ngritur kështu dyshimet se mes tyre mund të ketë lindur një histori dashurie.