TRAGJIKE/ 22-vjeçarja humb jetën pasi loja e seksit shkoi keq, i dashuri i saj… – AlpeGossip
TRAGJIKE/ 22-vjeçarja humb jetën pasi loja e seksit shkoi keq, i dashuri i saj…

TRAGJIKE/ 22-vjeçarja humb jetën pasi loja e seksit shkoi keq, i dashuri i saj…

Një 22-vjeçare britanike është gjetur e vdekur në një dhomë hoteli në Zvicër, ndërsa shkak dyshohet se është bërë një “lojë seksi e cila ka shkuar keq”.

Anna Florence Reed u zbulua të martën në orën 7 të mëngjesit në banjën e hotelit pasi u dëgjua britma nga dhoma e saj. I dashuri i saj gjerman, 29 vjeç, është arrestuar dhe po përballet me një akuzë për vrasje paraprake, një akuzë më e vogël se vrasja.

 

22 vjeçarja ishte duke qëndruar në Ramada La Palma au Lac në Locarno, në Zvicër, sipas mediave lokale. Stafi në hotel u alarmua pasi të klientët e tjerë thuhet se dëgjuan britma nga dhoma e saj.

Edhe pse stafi i hotelit ka sjellë ndihmën e parë, nuk mundën ta mbanin gjallë të renë.

Pas arrestimit të të dashurit të saj mësohet se ai ka deklaruar në polici se gjendja e saj u përkeqësua gjatë një loje seksi që po bënin.

Ndërkohë burime bëjnë me dije se ajo humbi jetën si pasojë e asfiksisë, ndërsa po ashtu, në trup kishte fraktura të vogla si dhe prerje të lehta.