Dy ish-ët ballë për ballë në “Oscar”: Publikohet lista e prezantuesve – AlpeGossip
Dy ish-ët ballë për ballë në “Oscar”: Publikohet lista e prezantuesve

Dy ish-ët ballë për ballë në “Oscar”: Publikohet lista e prezantuesve

Aktorët Sandra Bullock dhe Matthew McConaughey, dikur të dashur, do të përballen pas shumë kohësh në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscar” të dielën.

Dyshja kanë qenë të lidhur nga viti 1996 deri në vitin 1998, pasi luajtën bashkë në një thriller të drejtuar nga Joel Schumacher.

Ata kanë kohë që nuk e shohin njëri-tjetrin edhe pse të dy kanë rezidencë në Austin të Teksasit.

Por të dielën në mbrëmje aktorët do të vijnë ballë për ballë pasi që të dy do të paraqiten në Akademinë e Çmimeve.

Për ta bërë edhe më interesante, Ashley Judd do të jetë gjithashtu prezantuese. Ajo thuhet se ka qenë e lidhur me Matthew pas xhirimeve të filmimit të “A Time To Kill”.

Të tjerë personazhe të famshme, moderatorë dhe aktorë do të prezantojnë në natën më të rëndësishme të kinemasë.

Disa nga prezantuesit që do t’i shohim në skenë gjatë natës së Oscars janë:

Emily Blunt, Dave Chappelle, Eugenio Derbez, Ansel Elgort, Jane Fonda, Jodie Foster, Eiza González, Nicole Kidman, Helen Mirren, Rita Moreno, Lupita Nyong’o and Christopher Walken.

Lista vijon me:

Gal Gadot, Mark Hamill, Armie Hammer, Oscar Isaac, Lin-Manuel Miranda, Gina Rodriguez, Eva Marie Saint, Wes Studi, Kelly Marie Tran, Zendaya, Mahershala Ali, Chadwick Boseman, Viola Davis, Laura Dern, Jennifer Garner, Tiffany Haddish, Greta Gerwig, Tom Holland, Kumail Nanjiani, Margot Robbie, Emma Stone dhe Daniela Vega.