“KË KE KAPUR QË JE FUTUR NË KLAN”/ Moderatorja shqiptare vihet në siklet – AlpeGossip
“KË KE KAPUR QË JE FUTUR NË KLAN”/ Moderatorja shqiptare vihet në siklet

“KË KE KAPUR QË JE FUTUR NË KLAN”/ Moderatorja shqiptare vihet në siklet

Kë ke kapur që je futur në një televizion kaq të madh?”

Kjo pyetje ka vënë në siklet moderatoren Alba Çobaj e cila do të jetë e ftuar këtë fundjavë në emisionin “Thumb” të Aulonës dhe Fatmës.

Pasi u largua nga “MADtv”, Alba u shpreh se ishte e pakënaqur dhe se në televizionet shqiptare nuk ka paga të mira dhe liri:

“U shkëputa se nuk paguhem aq sa duhet, një. Nuk vlerësohem aq sa dua, dy. Deri sa t’i kem të dyja këto, nuk rikthehem në media. Në media liria është pak utopi. Mendohet, pretendohet dhe shitet sikur ka liri, por nuk është kështu. Po të ishte kështu, unë do të vazhdoja të isha nëpër media, por liria të jepet me tollon”.

E pyetur pikërisht për këto deklarata të thëna më parë, Alba tha se tani që punon në televizionin “Klan”, është e kënaqur:

“Do ti që të dëgjon Zoti ndonjëherë”, u shpreh moderatorja.

Alba Çobaj ka tashmë emisionin e saj në “TV Klan”, që titullohet “Ditë për Ditë” dhe transmetohet çdo ditë në orën 13:45.