PREJ 10 MUAJSH TË LIDHUR/ Zbulohen mesazhet mes Flori Mumajesit dhe Kejsi Tolës – AlpeGossip
PREJ 10 MUAJSH TË LIDHUR/ Zbulohen mesazhet mes Flori Mumajesit dhe Kejsi Tolës

PREJ 10 MUAJSH TË LIDHUR/ Zbulohen mesazhet mes Flori Mumajesit dhe Kejsi Tolës

Prej disa muajsh Kejsi Tola dhe Flori Mumajesi janë përfolur për një lidhje për të cilën asnjëri prej tyre nuk pranon të flasë. Romanca mes dy këngëtarëve u zbulua në dhjetor të vitit të kaluar pas pjesëmarrjes në “Kënga Magjike”, ku u panë shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Më pas u zbulua se dyshja ishin të lidhur prej disa muajsh, por po e mbanin të fshehtë.

Megjithatë pas kaq shumë kohësh, Flori dhe Kejsi duket se nuk do e mbajnë më fshehur romancën e tyre.

Flori ka publikuar sot në Instastory një video ku shfaqet duke dëgjuar këngën e Kejsit dhe i ka bërë tag partneres. Postimin kantautori e ka shoqëruar me emoji me sytë me zemra.

Pasi ka parë në inbox këtë video të dërguar nga Flori, Kejsi e ripostoi në Instastory dhe e ka shoqëruar postimin me një emoji duke zgjedhur të mos flasë më shumë pasi postimi flet vetë.