PAK ÇASTE PASI FOLI PËR ATAKET KARDIAKE/ Komediani i njohur vdes në skenë (FOTO) – AlpeGossip
PAK ÇASTE PASI FOLI PËR ATAKET KARDIAKE/ Komediani  i njohur vdes në skenë (FOTO)

PAK ÇASTE PASI FOLI PËR ATAKET KARDIAKE/ Komediani i njohur vdes në skenë (FOTO)

Veterani britanik i komedisë Ian Cognito u nda nga jeta në skenë të enjten gjatë një performance stand-up.

Cognito ishte në gjysmë të performancës kur u ul, lëshoi kokën dhe krahët dhe filluan t’i dridheshin shpatullat. Audienca mendoi se gjithçka ishte pjesë e performancës, pasi pak çaste më parë, Cognito kishte folur për ataket kardiake. Për më tepër, komediani shfaqej pompoz në skenë dhe veprimi nuk dukej i pazakontë në sytë e audiencës.

Shkurtimisht, publiku kuptoi që diçka nuk shkonte dhe tentuan ta ndihmonin. Telefonuan një ambulancë dhe në pritje, një mjek në audiencë i dha ndihmën e parë.

Ian Cognito ishte 60 vjeç. Në vitin 1999 fitoi çmimin Time Out Award për komedi stand-up.