Në videot e tij muzikore, reperin Noizy jemi mësuar ta shohim në rolin e djalit serioz e hijerëndë.
Por siç ka treguar vetë ai në rrjetet sociale, ka dhe një anë tjetër të butë të cilën nuk ngurron ta tregojë.
Por nëse të tillë e kemi parë në praninë e së bijës apo mbesës, një tjetër bukuroshe duket se ka zbutur zemrën e reperit, i cili i bën asaj lajka e komplimenta.
Bëhet fjalë për makinën më të re në koleksionin e tij, Ferrarin e quajtur December.
“Sy bukura!”-ka shkruar Noizy në përshkrimin e fotos së postuar në Instagram, ku shihet duke dalë nga kokëkuqja e tij super luksoze.