ILIR SHAQIRI E PRANON SE VAJZA NUK I NGJAN ATIJ/ Edhe Klaudia Pepa është dakord me të (FOTO) – AlpeGossip
ILIR SHAQIRI E PRANON SE VAJZA NUK I NGJAN ATIJ/ Edhe Klaudia Pepa është dakord me të (FOTO)

ILIR SHAQIRI E PRANON SE VAJZA NUK I NGJAN ATIJ/ Edhe Klaudia Pepa është dakord me të (FOTO)

Ilir Shaqiri ka treguar shpesh se ka një lidhje shumë të ngushtë me vajzën e tij, Emily, e cila është bërë pjesë e botës së spektaklit njësoj si i ati. Pavarësisht se vajza e ka marrë dellin artistik prej tij, balerini ka pranuar se për tiparet nuk ka aspak ngjashmëri me të. Ai ka publikuar në ‘Instagram’ një foto të Emily dhe përkrah saj ka shkruar: “Nuk duket fare si unë”. Komentet nga ana e ndjekësve kanë qenë të shumta, por më së shumti ka rënë në sy ai i balerinës së njohur shqiptare, Klaudia Pepa. “Ke të drejtë…Ajo është e bukur”, ka shkruar Klaudia me shaka.

Megjithatë një pjesë tjetër kanë shkruar se ajo ka një kombinim mes tipareve të tij dhe bashkëshortes dhe kjo gjë mund të dallohet lehtësisht. Balerini shqiptar është i martuar prej vitesh me aktoren italiane Emanuela Morini dhe Emily është vajza e tyre e vetme. /revistawho.com