“ME VENDIN TËND MBI SHPATULLA”/ Aurela ka 2 fjalë për Jonidën pak para Eurovizion – AlpeGossip
“ME VENDIN TËND MBI SHPATULLA”/ Aurela ka 2 fjalë për Jonidën pak para Eurovizion

“ME VENDIN TËND MBI SHPATULLA”/ Aurela ka 2 fjalë për Jonidën pak para Eurovizion

Siç dihet në 16 maj këngëtarja shqiptare, Jonida Maliqi, do të performojë në Izrael këngën “Ktheju Tokës” e cila deri tani është pritur mjaft mirë. Jonida ka qenë prej javësh në turne ku dhe u përgatit për prezantimin e vendit tonë dhe vazhdimisht ka postuar momente nga eksperienca e saj.

Mirëpo, pak javë para se Shqipëria të performojë në eventin e rëndësishëm, këngëtarja e njohur Aurela Gaçe e cila e ka përfaqësuar vendin disa vite më parë ka thënë së fundmi publikisht disa fjalë për Jonidën.

“Sërish emocione nga Eurovision-i. Madridi dhe televizioni spanjoll kishte përgatitur këtë kartolinë që parapriu performancën e Jonidës! E lumtur që gjeta veten mes kolegëve, në atë që është një eksperiencë e madhe mes trysnisë në Shqipëri dhe dashurisë pa limit me fansat e vërtetë të Shqipes tonë e atyre ndërkombëtare! Kam parë videot e Jonidës në turneun e saj dhe u emocionova me kujtimet e turneut ‘Feel the Passion’. Në ka diçka që ja vlen nga Eurovisioni, pa diskutim është dashuria që merr atje, kudo! Jonida Maliqi e dashur, në fund të eksperiencës, edhe mbas shume viteve, do të të ngelet shija e bukur e dashurisë që po merr. Ta kam thënë që në fillim, shijoje çdo sekondë. Me vendin tënd mbi shpatulla ,gjithmonë e fortë.”, ka shkruar Aurela pranë videos.

View this post on Instagram

🇦🇱🥰💖 Serish emocione nga Eurovision-i❤ Madridi dhe televizioni spanjoll kishte pergatitur kete kartoline qe parapriu performancen e Jonides! E lumtur qe gjeta veten mes kolegeve, ne ate qe eshte nje eksperience e madhe mes trysnise ne Shqiperi dhe dashurise pa limit me fansat e vertete te Shqipes tone e atyre nderkombetare! Kam pare videot e Jonides ne turneun e saj dhe u emocionova me kujtimet e turneut 'Feel the Passion'. Ne ka dicka qe ja vlen nga Eurovisioni, pa diskutim eshte dashuria qe merr atje, kudo! @jonidamaliqi e dashur, ne fund te eksperineces, edhe mbas shume viteve, do te te ngelet shija e bukur e dashurise qe po merr . Ta kam thene qe ne fillim, shijoje cdo sekonde . Me vendin tend mbi shpatulla ,gjithmone e forte 🇦🇱

A post shared by E pasur jam, se ty të kam (@aurelagaceofficial) on