Alba Hoxha është ish velina bukuroshe e emisionit “Stop” e cila vazhdon ende të jetë e pranishme me programin e saj të motit falë buzëqeshjes dhe pozitivitetit që e karakterizon.
Në horoskop i takon shenjës së “Binjakëve” dhe përputhet me çdo tipar të tyre.
Tipari kryesor i kësaj shenje thotë se janë të “lindur” për botën e medias dhe përshtatet totalisht me Albën. Ajo nisi karrierën e saj fillimisht si velinë e “Stop” e tashmë prezanton motin.
Binjakët si Alba, janë mjaft të qeshur, energjikë e u pëlqen pafund të bëjnë humor.
Gjithashtu binjakët janë mjaft të lëvizshëm ashtu si dhe Alba të cilës i pëlqen të udhëtojë e të mos qëndrojë kurrë në një vend.
/AlpeNews.al