SA PREKËSE/ Surpriza e Jon Gjebreas për familjen që emocionoi Arditin (FOTO) – AlpeGossip
SA PREKËSE/ Surpriza e Jon Gjebreas për familjen që emocionoi Arditin (FOTO)

SA PREKËSE/ Surpriza e Jon Gjebreas për familjen që emocionoi Arditin (FOTO)

Djali i moderatorit të mirënjohur Ardit Gjebrea, Jon Gjebrea, së fundmi ka emocionuar pjesëtarët e familjes së tij me një tatuazh mjaft domethënës dhe unik.

Joni ka gdhendur në trup një kryq të madh, në të cilën lehtësisht na tërhoqi vëmendjen germa “A” që ndodhet në mes të tij.

Nëse mendoni se tatuazhi në fjalë është një dedikim vetëm për moderatorin, JO, nuk është ashtu!

Për ata që nuk e dinë, nëna e Jonit quhet Anila, ndërsa motra e tij, Anna…hë e bëtë lidhjen tani?

Dhe pas kësaj, besoj të gjithë po thoni me veten tuaj: Çfarë djalë ë… Pikërisht!

Pra me këtë tatuazh, të cilin sapo patë në foton e mësipërme Joni ka surprizuar anëtarët e familjes dhe personat e zemrës, veçanërisht Arditin i cili e ka shpërndarë tatuazhin e të birit me ndjekësit e tij në Instagram.