MODERATORJA SHQIPTARE SFIDON FEVZIUN/ Kërkon ti marrë emisionin “Opinion” – AlpeGossip
MODERATORJA SHQIPTARE SFIDON FEVZIUN/ Kërkon ti marrë emisionin “Opinion”

MODERATORJA SHQIPTARE SFIDON FEVZIUN/ Kërkon ti marrë emisionin “Opinion”

Moderatorja e njohur, Arjola Shehu, është bërë  e njohur për publikun që pas prezantimit të emisionit “Tek Unë” në In Tv dhe më pas “Kush vjen për drekë” në Tv Klan. Ajo u largua muaj më parë nga televizioni Klan dhe aktualisht po prezanton spektaklin “Netët e klipit shqiptar”.

 

Mbrëmjen e djeshme Arjola i është përgjigjur pyetjeve të fansave në ‘Instastory’ ku ka zbuluar shumë të pathëna për veten por edhe ka treguar ëndrrën e saj që një ditë të prezantojë emisionin më të ndjekur politik në vend.Teksa është pyetur se cilin emision do kishte dëshirë të drejtonte në Klan, Arjola ka publikuar foton e emisioni ‘Opinion’ të drejtuar nga Blendi Fevziu duke i habitur të gjithë.