Biznesmeni i njohur shqiptar, Elton Ilirjani i befasoi të gjithë ditën e djeshme me foton e publikuar në Instagram ku shfaqej i lyer me makjazh teksa mbante në qafë e duar rruaza perlash.
Biznesmeni po festonte përvjetorin e 7 të kompanisë së tij me një set fotografik nga Fadil Berisha. “Diversiteti është thelbi i biznesit tonë. Të gjithë janë të ndryshëm dhe plot ngjyra”, shkruante Ilirjani.
Genta e “Big Brother” e ka publikuar foton e Ilirjanit në Instastory dhe e ka mbështetur biznesmenin duke i shkruar se të arrish majat e suksesit pa u viktimizuar është arritje.
“Të jesh n-ë paqe me veten dhe me trupin tënd është gjëja më e bukur. Të mosviktimizohesh për të marrë lekë dhe mëshirë kot, por të punosh fort të arrish majat e suksesit, kjo po që është arritje. Ti je fantastik Elton Ilirjani”, shkruan Genta.