NJË MBRETËRESHË E VËRTETË ILIRE/ Detajet që bënë diferencën në ‘look-un’ e Jonida Maliqit në “Eurovision” – AlpeGossip
NJË MBRETËRESHË E VËRTETË ILIRE/ Detajet që bënë diferencën në ‘look-un’ e Jonida Maliqit në “Eurovision”

NJË MBRETËRESHË E VËRTETË ILIRE/ Detajet që bënë diferencën në ‘look-un’ e Jonida Maliqit në “Eurovision”

Performanca e Jonida Maliqit dhe pamja e saj ka bërë që të gjithë të ‘çmenden’ pas saj. Gjithçka ishte e menduar në detaje dhe grimi ishte përshtatur në mënyrë perfekte me veshjen e stiluar nga Ardi Asllani.

Suela Çangu ka përdorur më së shumti ngjyrat e tokës në tonin e syve, ndërsa në buzë një shkëlqyes të thjeshtë. Përsa i përket flokëve, është kujdesur Emma Styling, e cila përveç modelit të kaçurrelave të valëzuar dhe baluken e ndarë, ka shtuar si aksesorë karfica të mëdha në ngjyrë ‘gold’, që shkojnë më së miri me detajet në fustanin e Jonidës.

Me këto detaje, Jonida ka përfaqësuar denjësisht vendin tonë, duke përcjellë imazhin e vërtetë të një mbretëreshe Ilire.