“JE KRIJESA MË E BUKUR”/ Majk bën urimin më të ndjerë për ditëlindjen e Roan – AlpeGossip
“JE KRIJESA MË E BUKUR”/ Majk bën urimin më të ndjerë për ditëlindjen e Roan

“JE KRIJESA MË E BUKUR”/ Majk bën urimin më të ndjerë për ditëlindjen e Roan

Reperi Majk është padyshim një ndër këngëtarët më të komentuar. Ai ka qenë shpesh herë në qendër të vëmendjes dhe është komentuar shumë për karrierën e tij, por edhe jetën private. Siç dihet Majk është baba i një djali që quhet Roan dhe marrëdhënia e tyre ka qenë në fokus të mediave rozë pasi ish partnerja e tij Majlinda pak muaj më parë e akuzoi Majk se nuk kujdesej për të birin.

Mirëpo, ditën e sotme vogëlushi mbush 2 vjeç dhe reperi nëpërmjet urimit të tij ka hedhur poshtë gjithë aludimet se nuk kujdeset për Roanin. Ai ka postuar disa foto me vogëlushin dhe pranë ka thënë fjalët më të ëmbla për të.

“Çdo sen që ko me arrit në jet, ko me bo veç me të pa ty të lumtur, ti je mishi jem, ti je gjaku jem, ti je krijesa ma e bukur. Urime ditëlindja e 2 e babit. Zoti të bekoftë!”