U NDODHI E PAPRITURA/ Elvana shkëlqeu në Festivalin e Kanës por Ermali desh theu qafën – AlpeGossip
U NDODHI E PAPRITURA/ Elvana shkëlqeu në Festivalin e Kanës por Ermali desh theu qafën

U NDODHI E PAPRITURA/ Elvana shkëlqeu në Festivalin e Kanës por Ermali desh theu qafën

Mbrëmjen e kaluar këngëtarja Elvana Gjata e shoqëruar nga moderatori i njohur Ermal Mamaqi shkelën për herë të parë në tapetin e kuq të Festivalit të Kanës.

Në një prej festivaleve më të rëndësishëm të filmit në mbarë botën, Elvana dhe Ermali kanë marrë pjesë si dy protagonistët kryesorë të filmit “Dy Gisht Mjaltë” që për hir të së vërtetës ka rezultuar shumë i suksesshëm.

Dizajnuesi i njohur Valdrin Sahiti i cili ka mundësuar veshjen e këngëtares për në tapetin e kuq, së fundmi ka publikuar një video në llogarinë e tij në Instagram ku Elvana shkëlqen kokë e këmbë.

Ajo duket super sexy me fustanin e ngushtë, ngjitur pas trupit i cili i nxjerr në pah më së miri linjat perfekte, mirëpo teksa sytë i kishim ngulur tek Elvana, mendjen na e tërhoqi Ermal Mamaqi i cili desh theu qafën.

Edhe pse për pak desh ra përtokë, pasi u pengua në një nga shkallët, Ermali diti mjaft mirë si t’i bënte ballë situatës duke reaguar më pas sikur nuk ndodhi asgjë.

Me të vërtetë videoja është aq epike, sa do qeshni me lot!