RINDIZET SHERRI/ Ronela Hajati hyn mes Taynës dhe Rinës (FOTO) – AlpeGossip
RINDIZET SHERRI/ Ronela Hajati hyn mes Taynës dhe Rinës (FOTO)

RINDIZET SHERRI/ Ronela Hajati hyn mes Taynës dhe Rinës (FOTO)

Tayna dhe Rina kanë qenë për një kohë të gjatë në qendër të vëmendjes së mediave për shkak të sherrit të bujshëm se kush prej tyre ishte ‘mami’ e hip-hopit.

Në një intervistë të fundit për “Mirage”, Ronela është pyetur se cilën pëlqen më shumë Taynën apo Rinën dhe me përgjigjen e saj këngëtarja la të kuptohej se Rina po i pëlqen më shumë, sidomos me këngët e fundit.

“Këto janë vajza të reja, kanë rreth 1 vit që po qarkullojnë shumë fuqishëm, janë të talentuara, kanë shumë sukses, por janë akoma të reja për të thënë që kanë një karrierë. Kanë shumë punë përpara për të bërë. Tayna më ka pëlqyer shumë në fillim ndërsa Rina më pëlqen shumë me këngët e fundit. Disa këngë Rina i ka më të bukura se Tayna. Disa këngë të tjera Tayna ka ritmin shumë të mirë. Të dyja më pëlqejnë, jam goc që i përkrah femrat, por Rina më ka pëlqyer më shumë me këngët e fundit”, u shpreh Ronela./Xing.al