Ja bëri për borxh, Ermal Mamaqi nxjerr mesazhet që i dërgonte Luana Vjollca – AlpeGossip
Ja bëri për borxh, Ermal Mamaqi nxjerr mesazhet që i dërgonte Luana Vjollca

Ja bëri për borxh, Ermal Mamaqi nxjerr mesazhet që i dërgonte Luana Vjollca

I ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin” është aktori i njohur Gent Hazizi i cili së fundmi ishte i angazhuar si kapiten i njërës prej skuadrave në emisionin “Shiko kush luan”, të Luana Vjollcës. Kjo e fundit dhe Ermal Mamaqi janë komentuar shumë mbi faktin se cili prej emisioneve të tyre është ndjekur më shumë.

Lidhur me këtë, Ermali e pyeti Gentin nëse ja vlen ta shohësh emisionin “Shiko kush luan”, meqënëse nuk e kishte parë asnjëherë. “Pse gënjen, ti e shikoje. M’i ka treguar Luana mesazhet që i çoje”, u shpreh Genti.

“Më detyrove tani të tregoj mesazhet që më çonte mua Luana”, ja ktheu Ermali dhe nisi të lexonte.

“O shpiiiiirt, o më i bukuri, më i miri”, po lexonte Ermali duke habitur publikun, por nuk zgjati shumë dhe në fund vuri re se po lexonte mesazhet nga e ëma dhe jo nga Luana.