TAYNA FITON VËMENDJEN E MALUMA-S/ Këngëtari latin pëlqen videon e reperes shqiptare (FOTO) – AlpeGossip
TAYNA FITON VËMENDJEN E MALUMA-S/ Këngëtari latin pëlqen videon e reperes shqiptare (FOTO)

TAYNA FITON VËMENDJEN E MALUMA-S/ Këngëtari latin pëlqen videon e reperes shqiptare (FOTO)

Tayna është një ndër reperet më të suksesshme të momentit dhe pak nga pak fama e saj po përhapet edhe përtej trojeve shqiptare. Përveçse fansave të huaj, së fundmi ajo ka arritur të fitojë edhe vëmendjen e artistit të saj të preferuar. Bëhet fjalë për këngëtarin latin, Maluma, i cili është një ndër artistët më të famshëm në mbarë botën. Një video e Tayna-s duket se i ka tërhequr vëmendjen këngëtarit të njohur, sepse ai e ka pëlqyer, pavarësisht se nuk e ndjek reperen shqiptare në rrjete sociale. Përpara 1 dite Tayna ka publikuar në ‘Instagram’ një video, në të cilën shihet duke kërcyer me një nga këngët e Maluma-s. Sot ajo ka treguar se ky i fundit e ka pëlqyer videon, por nuk e dimë nëse e ka pëlqyer për përzgjedhjen muzikore apo për shkak të kërcimit sensual të saj.

Megjithatë kjo nuk duhet të ketë rëndësi për reperen, për aq kohë sa ka arritur t’i bjerë në sy këngëtarit latin. Kujtojmë se së fundmi Tayna ka publikuar këngën “Kce”, e cila u prit mjaft mirë si çdo projekt tjetër i saj.