“DUA NJË PASAPORTË SHQIPTARE”/ Këngëtarja kosovare kërkesë publike Presidentit Meta – AlpeGossip
“DUA NJË PASAPORTË SHQIPTARE”/ Këngëtarja kosovare kërkesë publike Presidentit Meta

“DUA NJË PASAPORTË SHQIPTARE”/ Këngëtarja kosovare kërkesë publike Presidentit Meta

E ftuar këtë javë në barin e emisionit “THUMB” të Fatmës dhe Aulonës ishte këngëtarja nga Kosova Ana Kabashi. Ajo ka folur në lidhje me jetën e saj private por edhe atë profesionale.

Por le të ndalemi pak tek një kërkesë të drejtëpërdrejtë që ajo ka për Presidentin Ilir Meta. E ngacmuar nga Aulona se të gjithë duam një pasaportë amerikane apo angleze, Ana u shpreh se ka dëshirën e madhe që të ketë atë shqiptare.

“Të lutem zoti Ilir Meta ma bëj një pasaportë mua si artiste sepse do ju përfaqësoj shumë mirë nëpër botë. Zërin e kam mirë dukem shume mire dhe do ju nderoj.”- tha Ana duke shtuar se mesa duket për këtë duhet të marrë pjesë në Festivalin e RTSH-së.

Shpresojmë që Presidenti ta dëgjojë këtë kërkesë të Anës dhe t’ia plotësojë këtë dëshirë të madhe.