Aspak keq nuk po i shkojnë gjërat Jordyn Woods-it, ose të mbiquajturës “shoqe tradhtare” e Kylie Jenner-it.
Pas super- skandalit mediatik në të cilin u përfshi Jordyn bashkë me Tristan Thompson-in, bashkëshorti i Khloe Kardashian, mundësitë për modelen e kolme vetëm sa janë shtuar.
Një rol i ri televiziv është lajmi i gëzueshëm që Jordyn mezi ç’kishte pritur ta ndante me fansat në Instagram.
Ajo do të luajë në serialin “Grownish”, një serial që transmetohet në platformën Freeform.
Është roli i saj i parë fare, por nuk është suksesi i vetëm i Jordyn Woods kohëve të fundit.
Ajo s’ka shumë që ka hedhur në treg një linjë qerpikësh.
Në shkurt, Jordyn dhe Tristan, u panë shumë afër njëri- tjetrit në një festë në Santa Monica. Të pranishmit u ndaluan të shkrepnin foto me telefon.
Ndërkaq, Jordyn jetonte në shtëpinë e shoqes së ngushtë, Kylie Jenner, motra e bashkëshortes së Tristan-it, Khloe Kardashian.
Pasi lajmi u bë publik nga media, Tristan e pranoi tradhtinë me Khloe-n dhe u ndanë. Edhe pse në një postim të fshirë në Twitter ai e quajti “Lajm i rrëmë”.
Sidoqoftë, Jordyn u largua nga shtëpia e Kylie-t vetëm dy javë më parë.













