SI NJË BASHKËSHORT I RI/ Nick Jonas zbulon pseudonimin më të bukur për bashkëshorten e tij – AlpeGossip
SI NJË BASHKËSHORT I RI/ Nick Jonas zbulon pseudonimin më të bukur për bashkëshorten e tij

SI NJË BASHKËSHORT I RI/ Nick Jonas zbulon pseudonimin më të bukur për bashkëshorten e tij

Që pas bashkimit të ‘Jonas Brothers’, Nick, Joe dhe Kevin kanë qenë në qendër të vëmendjes të portaleve të huaja.

Gjatë një interviste për ‘Harper Bazaar’, vëllezërit treguan se sa ka ndryshuar jeta e tyre që pas vitit 2013, kur grupi u nda për herë të parë.

Si një bashkëshort i ri, Nick gjithashtu ka folur pak për martesën me Priyanka Chopran, ku ka zbuluar se pseudonimi i tij për të është ‘Pri’. “Kisha fatin që u dashurova dhe u martova me dikë që është shumë e famshme.

Nuk e kisha menduar ndonjëherë se do ndodhte, por fakti që ajo është pjesë e këtij biznesi po aq gjatë sa unë, na bën të kuptohemi shumë mirë. Jam i lumtur që kam gjetur personin e duhur”, është shprehur Nick për bashkëshorten e tij, Priyanka.

Kujtojmë se ‘Jonas Brothers’ u rikthyen në skenë me hitin ‘Sucker’ ku pjesë e videoklipit ishin partneret e tyre aktuale.

Mandatory Credit: Photo by Matt Baron/REX/Shutterstock (10240338bb)
Priyanka Chopra and Nick Jonas
‘The Best Years of a Life’ premiere, 72nd Cannes Film Festival, France – 18 May 2019