NGA ALBUMI I PARË TEK KONCERI I PREFERUAR/ Vesa Luma kthehet pas në kohë me këto foto – AlpeGossip
NGA ALBUMI I PARË TEK KONCERI I PREFERUAR/ Vesa Luma kthehet pas në kohë me këto foto

NGA ALBUMI I PARË TEK KONCERI I PREFERUAR/ Vesa Luma kthehet pas në kohë me këto foto

Vesa Luma është bërë nostalgjike së fundmi dhe ka rikujtuar me anë të disa fotove disa nga momentet më të rëndësishme të karrierës së saj artistike. Me foto dhe video, këngëtarja ka kujtuar albumin e  saj të parë, koncertin e preferuar dhe disa albume të tjera të vjetra që i përkasin fillimeve të karrierës së saj. Mjafton të shohësh këto foto për të kuptuar sa herët ka nisur Vesa të këndojë dhe sa shumë i është përkushtuar muzikës për kaq shumë kohësh.

Që nga periudha kur teknologjia nuk kishte përparuar kaq shumë dhe ekzistonin kaseta të mëdha, Vesa ka qenë ndër të preferuarat e publikut. Së fundmi ajo është rikthyer fuqishëm në skenë dhe më me energji se kurrë. Pritet që të sjellë projekte të reja, madje mendohet se do të ketë edhe koncerte për dashamirës të muzikës së saj.