Një burrë, krahu i të cilit u shqye nga një tren, është rivendosur në trupin e tij pas një operacioni prej 7 orësh.

Ahmedabad Gujarat po priste në stacion kur rrëshqiti dhe ra në një hendek midis platformës dhe trenit.

Në momentin që ai u rrëzua dora i ngeli në shina dhe treni që po vinte ia këputi.

28-vjeçari,  baba i tre fëmijëve nga Mumbai, Indi u dërgua në spital nga miqtë e tij që i vendosën krahun e këputur në një qese plastike.

Menjëherë Gujarat iu nënshtrua një operacioni për rivendosjen e krahut, që rezultoi i suksesshëm.

Nuk dihet ende nëse ai do rifitojë ndjeshmërinë në krah.