“ME SHQIPTARET VETËM PROBLEME KAM PASUR”/ Alesio tregon ç’i punonin ish të dashurat – AlpeGossip
“ME SHQIPTARET VETËM PROBLEME KAM PASUR”/ Alesio tregon ç’i punonin ish të dashurat

“ME SHQIPTARET VETËM PROBLEME KAM PASUR”/ Alesio tregon ç’i punonin ish të dashurat

Modeli i njohur shqiptar Alesio Aliaj ndonëse jeton larg Shqipërisë është mjaft i komentuar në media. Siç dihet ai është martuar me  Katherin,  një vajzë të huaj me të cilën ka edhe dy fëmijë.

 

Së fundmi, Alesio ka qenë i ftuar në emisionin “Ftesë në 5” ku ka rrëfyer më shumë të reja për familjen e tij por edhe jetën në Australi. Moderatorja  Bieta Sulo e ka pyetur modelin dhe për raportet që ka pasur dikur me vajzat shqiptare dhe përgjigja e tij i ka habitur të gjithë.

“Nga vajzat shqiptare, vetëm probleme kam pasur: Ku je, ku shkove, pse këtë, pse atë, pse i veshe pantallonat…” , tha ai me të qeshur teksa më vonë tregoi se bashkëshortja e tij është natyrë me e qetë: “Ajo është e qetë, ka edhe ajo nervat e veta, sigurisht, por është e kuptueshme”, tha Alesio.