Katër vjet më parë, modelja e njohur Emina Cunmulaj i dha fund beqarisë në një dasmë madhështore që u komentua asaj kohë në të gjitha mediat. Ajo dhe milioneri Sam Nazarian janë bërë prindër të dy vajzave dhe gjithmonë në postimet e tyre tregojnë që janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin.
Ditën e sotme ata festojnë përvjetorin e katërt të martesës dhe Emina ka vendosur të publikojë disa foto të shkëputura nga ceremonia e martesës dhe i ka bërë publikisht një kërkesë bashkëshortit.
“Dashuria ime, gëzuar përvjetorin. 4 vjet dhe 2 vajza shumë të bukura. Jeta është e bukur. Pssst le të bëjmë një tjetër.”, ka shkruar Emina pranë fotove duke i kërkuar kështu një fëmijë tjetër.